Merret peng nga ISIS vetëm për shkak të emrit

Bota

Merret peng nga ISIS vetëm për shkak të emrit

Më: 27 prill 2017 Në ora: 01:34
Djali kurd

Një 3-vjeçar është marr peng nga ISIS dhe kjo vetëm për shkak të emrit të tij. Për dy vite vogëlushi u mbajt peng, pasi kishte emrin e futbollistit Lionel Messi.

Djali kurd, i cili tashmë është 5 vjeç, u mbajt nga grupi terrorist bashkë me nënën dhe motrën e tij në 2014 në rajonin Sinjar.

Terroristët e urdhëruan nënën e tij që ti ndryshonte emrin “e pafe” në Hasan. Familja ka shpëtuar tashmë nga pengmarrja dhe jeton në kampin e refugjatëve në Dohuk.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat