Putin kërkon hetime të pavarura për sulmin me gaz në Siri

Bota

Putin kërkon hetime të pavarura për sulmin me gaz në Siri

Më: 2 maj 2017 Në ora: 16:22
Presidenti rus Vladimir Putin me kancelaren gjermane Angela Merkel

Rusia dënon përdorimin e armëve kimike dhe kërkon hetime të plota dhe të paanshme për sulmin e muajit të kaluar me gaz helmues në qytetin sirian Han Shejhun, deklaroi të martën presidenti rus Vladimir Putin pas takimit me kancelaren gjermane Angela Merkel.

“Fajtorët duhet të gjenden dhe të dënohen. Por, kjo mund të bëhet vetëm pas hetimeve të paanshme”, ka thënë Putin në konferencën e përbashkët për media në Soçi, në bregdetin e Detit të Zi, transmeton Reuters.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat