Francë - Liderët botërorë urojnë zgjedhjen e “shpëtimtarit” të BE, Macron

Bota

Francë - Liderët botërorë urojnë zgjedhjen e “shpëtimtarit” të BE, Macron

Më: 8 maj 2017 Në ora: 06:39
Macron

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka uruar Emmanuel Macron për fitoren në zgjedhjet presidenciale të Francë. Përmes një postimi në Twitter, Trump e konsideron fitore të madhe si President i ardhshëm i Francës me të cilin do të punonte me të.

Kancearja gjermane, Angela Merkel po ashtu ka uruar Macron për fitore. Zëdhënsi i Merkel ka thënë se fitorja e tij është fitore për “Evropën e bashkuar”.

“Urime Emmanuel Macron. Fitorja juaj është fitore për Evropën e fuqishme dhe të bashkuar dhe për miqësinë franko-gjermane”, ka thënë Steffen Seibert.

Kryeministria e Britanisë, Theresa May ka uruar po ashtu Macron për fitoren

“Franca është njëri prej aleatëve tonë më të ngushtë dhe ne presim që të punojmë së bashku me presidentin e ri”, thuhet në deklaratën e zyres së May.

Presidenti i Këshllit të Evropës, Donald Tusk ka thënë se sot francezët kanë zgjedhur “lirinë, barazinë ndaj tiranisë dhe lajmeve të rrejshme”.

Ndërkaq, presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker ka thënë se francezët sot kanë zgjedhur “të ardhmen e tyre evropiane”.

Raundi i balotazhit vjen pas një fushate negative dhe pas sulmit kibernetik më 5 maj, ndaj fushatës së Macron.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme franceze, deri në orën 17:00, kanë votuar 65.3 për qind, që është shifër më e vogël, krahasuar me raundin e parë të zgjedhjeve, ku 71.9 për qind e votuesve i ishin drejtuar kutive të votimit.

Macron, kandidat i qendrës, doli i pari në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale. Ai në këto zgjedhje ka garuar me një platformë pro-evropiane, ndërkaq, nacionalistja anti-migrantëve, Marine Le Pen dëshiron që Franca të dalë nga Bashkimi Evropian dhe të braktisë monedhën euro.

Macron ka votuar në qytetin Le Tourquet në veri të Francës, ku u shoqërua nga gruaja e tij, Brigitte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat