SHBA përkrah Turqisë në betejën kundër ISIS-it në Raqa

Bota

SHBA përkrah Turqisë në betejën kundër ISIS-it në Raqa

Më: 9 maj 2017 Në ora: 23:49
Jim Mattis

SHBA-të do t’i bashkohen Turqisë në operacionet ushtarake për të rifituar bastion e organizatës së Shtetit Islamik (ISIS) në Raqa në Siri, njoftoi sot sekretari amerikan për Mbrojtjen, Jim Mattis.

Njoftimi i bërë nga kreu i Pentagonit ndryshoi kursin pas denoncimit në fund të prillit, të sulmeve ajrore të ndërmarra nga Turqia kundër një milicie kurde të mbështetur nga SHBA, që shkaktoi indinjatë në Uashington.

“Qëllimi ynë është të bashkëpunojmë me palën turke, përkrah njëri-tjetrit për të marrë kontrollin e Raqas”, deklaroi Mattis gjatë një konference shtypi në Kopenhagë, pas një takimi të vendeve kryesore të koalicionit kundër ISIS-it.

“Ne po marrin në konsideratë mënyrën e veprimit, ndërsa jemi të gjithë të angazhuar”, shtoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat