Kina dhe BE diskutojnë për ndryshimet klimatike më 2 qershor

Bota

Kina dhe BE diskutojnë për ndryshimet klimatike më 2 qershor

Më: 11 maj 2017 Në ora: 18:38
ilustrim - Ndryshimet klimatike

Bashkimi Evropian dhe Kina do të mbajnë një samit të përbashkët në Bruksel, më 2 qershor, njoftuan zyrtarë të BE-së.

Ky do të jetë samiti i tyre i parë rreth ngrohjes globale dhe proteksionizmit tregtar, pas ardhjes në detyrë të presidentit amerikan Donald Trump.

Kryeministri kinez Li Keçang dhe drejtues të institucioneve kyçe të BE-së synojnë të dërgojnë mbështetje të fuqishme për marrëveshjen e Parisit për klimën, nga e cila Trump ka kërcënuar se do të tërhiqet, thonë zyrtarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat