OBSH: Bota më e përgatitur përballë epidemive

Bota

OBSH: Bota më e përgatitur përballë epidemive

Më: 22 maj 2017 Në ora: 21:47
Margaret Chan

Drejtoresha në ikje e OBSH-së, kinezja Margaret Chan mbështeti sot bilancin e saj pas 11 viteve të kaluara në krye të kësaj agjencie të OKB-së, duke theksuar se bota është më e përgatitur, edhe pse jo mjaftueshëm për t’iu përgjigjur epidemive.

“Bota është më e përgatitur, por sigurisht jo mjaftueshëm”, deklaroi Chan pas hapjes së asamblesë së përgjithshme të shëndetësisë 22-31 maj, një ditë para zgjedhjes së pasardhësit të saj nga 194 shtetet anëtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

“Ju kisha premtuar se do të punoja pa pushim, këtë kam bërë”, theksoi ajo.

Ajo e vuri theksin tek krijimi në muajin janar të një grupi pune të ngarkuar për vendosjen e një sistemi të ri për zhvillimin e vaksinave me një kosto të pranueshme për patogjenet prioritare të identifikuara nga OBSH-ja.

“Kronologjia e VIH, turbekulozit dhe epidemisë së paludizmit thekson lidhjet e drejtpërdrejta dhe ekzistuese mes ndryshimeve nga OBSH-ja të strategjive teknike dhe kthimi në gjendjen e sëmundjes”, nënvizoi ajo.

Përveç të tjerave, Chan përshëndeti gjithashtu punën e OBSH-së në luftën kundër sëmundjeve tropikale të neglizhuara që do të mundësojë në një të ardhme shumë të afërt eleminimin e një numri të madh sëmundjesh si elefantizmi dhe verbëria.

Ajo vuri në dukje punën e realizuar nga OBSH-ja në luftën kundër Ebolas në Afrikën Perëndimore.

Kjo epidemi e tmerrshme që goditi Afrikën Perëndimore në fund të vitit 2013 dhe 2016 ka shkaktuar më shumë se 11300 të vdekur nga 29000 raste të regjistruara, më shumë se 99 për qind në Guinee, në Liberia dhe në Sierra Leone.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat