Të dhëna nga sulmi në Mançester rrjedhin në mediat amerikane

Bota

Të dhëna nga sulmi në Mançester rrjedhin në mediat amerikane

Më: 25 maj 2017 Në ora: 07:42
Pak minuta pas sulmit në një sallë koncertesh në Mançester...

Të dhëna nga sulmi vetëvrasës në Mançester kanë rrjedhur në mediat amerikane.

Zyrtarët britanikë kanë shprehur zemërimin e tyre pasi fotografi që tregojnë pasojat e sulmit, janë shfaqur në gazetën New York Times.

Këshilli Kombëtar i Policisë britanike tha se vlerëson bashkëpunimin me partnerët e sigurisë në mbarë botën, porse rrjedhja e informacioneve e dëmton besimin.

Fotografi nga pasojat e sulmit dhe detaje për identitetin e sulmuesit kanë dalë në mediat amerikane më pak se 24 orë pas shpërthimit.

Sekretari britanik për Çështje të Brendshme, Amber Rudd, tha se rrjedhja e informacioneve në SHBA është “irrituese” dhe paralajmëroi Uashingtonin se kjo nuk duhet të ndodhë përsëri.

Kryeministrja britanike, Theresa May, pritet ta ngrejë këtë çështje te presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë një takimi të tyre sot në Bruksel.

Njëzetedy veta janë vrarë dhe 59 të tjerë janë plasgosur nga sulmi vetëvrasës në një sallë koncertesh në Mançester.

Përgjegjësinë për sulmin, që ka ndodhur të hënën mbrëma, e ka marrë grupi militant Shteti Islamik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat