Trump: Gjermanët janë të këqij, shumë të këqij

Bota

Trump: Gjermanët janë të këqij, shumë të këqij

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 25 maj 2017 Në ora: 23:04
Donald Trump

Sipas artikullit të “Der Spiegel” gjatë diskutimit rreth marrëveshjeve dhe bilancit tregtar mes amerikanëve dhe europianëve në Bruksel, presidenti Donald Trump duhet të jetë shprehur ashpër për gjermanët.

“Gjermanët janë të këqij, shumë të këqij,” tha ai, duke vijuar më tej, “shikoni milionat që i fitojnë ata nga veturat e shitura në SHBA. E tmerrshme. Ne do e bllokojmë këtë.”

Donald Trump ka qëndruar në një vizitë zyrtare në Bruksel ku është takuar kokë më kokë me shumë udhëheqës europianë mes tyre edhe me Donald Tusk, Jean-Claude Juncker, Antonio Tajani si dhe Federica Mogherini./Bota sot

Lexo edhe këtë

Tusk: Nuk jam tërësisht i bindur se ndajmë pozicione dhe mendime të njëjta me presidentin Trump sa i takon Rusisë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat