Siri, sulmi ajror rus vret 120 militantë të ISIS

Bota

Siri, sulmi ajror rus vret 120 militantë të ISIS

Më: 28 maj 2017 Në ora: 07:15
Ilustrim

Të paktën 120 anëtarë të Shtetit Islamik kanë mbetur të vrarë në një seri sulmesh ajrore ruse në rrugën mes Rakës dhe qytetit antik të Palmirës.

Lajmin e ka bërë të ditur agjencia e lajmeve siriane “SANA”. Avionët rusë kanë goditur një autokolonë me luftëtarë të ISIS, që po lëviznin nga qyteti verior drejt një zone pranë qytetit të lashtë. 

Sipas burimit mediatik, autokolona përbëhej nga 39 kamionë të cilët transportonin edhe armë automatike. 

Goditja e ISIS në rrugën që kalon përmes shkretëtirës është pjesë e fushatës së ushtrisë siriane dhe aleatëve të saj rusë dhe nga radhët e lëvizjes islamike të Hezbollah kundër ISIS. 

Synimi është spastrimi i pranisë së militantëve në zonat e shkretëtirës që të çojnë drejt kufijve me Irakun dhe Jordaninë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat