Gabriel: Trump dobësoi Perëndimin

Bota

Gabriel: Trump dobësoi Perëndimin

Më: 29 maj 2017 Në ora: 17:04
Sigmar Gabriel

Aksionet e presidentit amerikan Donald Trump kanë dobësuar Perëndimin, deklaroi të hënën shefi i diplomacisë gjermane Sigmar Gabriel.

Ai ka theksuar se “politika afatshkurtër” e Trump dëmton interesat e BE-së.

“Secili që përshpejton ndryshimet klimatike duke dobësuar mbrojtjen e mjedisit, kush shet më shumë armë në zonat e konfliktit dhe kush nuk dëshiron zgjidhje politike për konfliktet fetare kërcënon paqen në Evropë”, ka thënë Gabriel, transmeton AFP.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat