Sulmi në Mançester: Abedi kishte vepruar i vetëm, policia liron të tjerët

Bota

Sulmi në Mançester: Abedi kishte vepruar i vetëm, policia liron të tjerët

Më: 31 maj 2017 Në ora: 09:57
Sulmuesi me bombë në Mançester të Anglisë, Salman Abedi

Sulmuesi me bombë në Mançester të Anglisë, Salman Abedi, shumicën e pjesëve për krijimin e bombës i ka blerë vetë ka konstatuar policia, shkruan BBC.

Edhe lëvizjet e fundit sulmuesi po ashtu i ka bërë vetëm katër ditë para sulmit, ka njoftuar Russ Jackson, shefi i njësitit kundër-terror.

Policia ka thënë se duhet të hulumtojnë ende nëse Abedi i ka takuar një rrjeti më të gjerë apo jo.

Për këtë arsye tre të arrestuarit si të dyshuar për këtë rast janë liruar.

Policia ka njoftuar se operacioni i policisë po bazohet kryesisht në veprimet e fundit që i ka bërë sulmuesi, ku po ekzaminohen pamje të kamerave të ndryshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat