Putin: Sulmi kimik në Siri, provokim kundër Assadit

Bota

Putin: Sulmi kimik në Siri, provokim kundër Assadit

Më: 2 qershor 2017 Në ora: 21:35
Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin, deklaroi të premten se sulmi me armë kimike në Siri ishte provokim i drejtuar kundër presidentit të këtij shteti Bashar al-Assad.

Duke folur në Forumin ndërkombëtar ekonomik në Sent Peterburg, Putin “fuqishëm ka konfirmuar” qëndrimin e Rusisë se forcat e Assadit nuk janë përgjegjëse për sulmin vdekjeprurës në Siri, në prill të këtij viti.

“Assad nuk ka përdor këto armë”, ka thënë Putin, duke shtuar se sulmi është provokim që ka për synim të hidhet faji mbi shefin e shtetit sirian, transmeton AP. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat