SHBA në Siri rrëzojnë dronin që shtiu kundër trupave të tyre

Bota

SHBA në Siri rrëzojnë dronin që shtiu kundër trupave të tyre

Më: 8 qershor 2017 Në ora: 23:30
ilustrim

Zyrtarë të sigurisë së SHBA-ve njoftuan të enjten se një aeroplan amerikan ka rrëzuar një dron, i cili në afërsi të kampit ushtarak në Siri kishte shtënë ndaj forcave, të cilat i mbështesin SHBA-të.

SHBA dyshojnë se droni ka lidhje me grupet paramilitare Hezbollah, i cili mbështetet nga Irani.

Rrëzimi i dronit ka ndodhur në afërsi të kampit ushtarak në jug të Sirisë, ku koalicioni i udhëhequr nga SHBA ofron trajnime për luftëtarët, të cilët luftojnë kundër Shtetit Islam.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat