Katari blen F-15 nga SHBA në vlerë 12 miliardë dollarë

Bota

Katari blen F-15 nga SHBA në vlerë 12 miliardë dollarë

Më: 15 qershor 2017 Në ora: 16:57
Aeroplanë ushtarakë

Në momentin kur kriza në Katar është duke u përkeqësuar, për shkak të izolimit nga vendet fqinje, qeveria në Doha ka vendosur të blejë nga SHBA 36 aeroplanë ushtarakë.

Ministri amerikan i Mbrojtjes, James Matis dhe homologu i tij i Katarit Halid al Atijah nënshkruan marrëveshje për blerjen e aeroplanëve të tipit F-15 në vlerë të përgjithshme prej 12 miliardë dollarë.

Ministria e Jashtme në Uashington qysh në nëntor të vitit të kaluar kishte dhënë “dritën jeshile” për dërgesën, duke vlerësuar se një gjë e tillë do të zgjerojë bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve në fushën e sigurisë.

Plani realizohet në kohën kur marrëdhëniet diplomatike të Katarit dhe vendeve tjera arabe po përkeqësohen në mënyrë dramatike.

Ndryshe, Katari në katër muajt e parë të këtij viti ka blerë nga Gjermania tanke luftarake në vlerë prej rreth 800 milionë eurosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat