Rusia-ShBA-së: Është e mundshme hakmarrja

Bota

Rusia-ShBA-së: Është e mundshme hakmarrja

Më: 21 qershor 2017 Në ora: 16:16
Dmitrij Peskov

Kremlini zyrtar ka shprehur keqardhje për shkak të sanksioneve të reja, të cilat SHBA i kanë vendosur ndaj Rusisë dhe paralajmëroi për hakmarrje të mundshme.

Zëdhënësi i presidentit rus, Vladimir Putin, Dmitrij Peskov tha sot se ky hap i SHBA-ve nuk ishte konstruktiv dhe shtoi se “opsione të ndryshme po shqyrtojnë në nivel ekspertësh”.

Administrata e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump njoftoi të martën se ka vendosur sanksione për 38 individë rusë dhe kompania për shkak të aktivitetit rus në Ukrainë.

SHBA ka bërë të ditur se sanksionet janë vendosur me qëllim të presionit ndaj Rusisë, në mënyrë që ajo të veprojë në drejtim të zgjidhjes diplomatike.

Marrëdhëniet SHBA-Rusi mbeten të tensionuara pavarësisht se Shtëpia e Bardhë tenton të caktojë një takim të presidentit amerikan me homologun e tij rus Vladimir Putin në margjinat e Grupit 20, i cili mbahet muajin e ardhshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat