Rusia: Nivel i lartë i sigurisë se lideri i ISIS-it është vrarë

Bota

Rusia: Nivel i lartë i sigurisë se lideri i ISIS-it është vrarë

Më: 22 qershor 2017 Në ora: 15:00
Lideri i Shtetit Islam Abu Bakr al-Baghdadi

Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë njoftoi sot se ekziston nivel i lartë i sigurisë se lideri i Shtetit Islam Abu Bakr al-Baghdadi është i vdekur, njofton agjencia ruse e lajmeve RIA novosti, transmeton Reuters.

Moska javën e kaluar kishte raportuar se forcat ruse “me siguri kishin vrarë Al-Baghdadi”, por Uashingtoni nuk mundi të konfirmojë një gjë të tillë.

Zyrtarët perëndimorë dhe ata irakianë janë shprehur skeptikë lidhur me kumtesën e publikuar nga ana e Rusisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat