Koreja Veriore mohon se Otto Warmbier ishte torturuar

Bota

Koreja Veriore mohon se Otto Warmbier ishte torturuar

Më: 23 qershor 2017 Në ora: 12:49
Otto Warmbier

Koreja Veriore ka hedhur poshtë akuzat se ka torturuar studentin amerikan Otto Warmbier, i dënuar në vend shtet për veprim kundër shtetit, i cili ndërroi jetë pas kthimit në SHBA.

Agjencia shtetërore e lajmeve veri-koreane KCNA në raportin e sotëm, i cili është reaksioni i parë i Pjong-jangut ndaj vdekjes së studentit amerikan, ka shkruar se autoritetet janë sjellë me Warmbier në pajtim me ligjet vendore dhe standardet ndërkombëtare.

“Institucionet tona sillen ndaj kriminelëve, të cilët kanë kryer krime kundër republikës sonë, në bazë të ligjit vendor dhe standardeve ndërkombëtare dhe Warmbier nuk bënte përjashtim”, ka bërë të ditur KCNA. 

Warmbier në mars të vitit të kaluar u dënua në Korenë Veriore me 15 vjet burg dhe punë të detyruar, pasi kishte vjedhur një pllakat propagandues. Një ditë pas gjykimit, ai kishte rënë në komë dhe javën e kaluar për “çështje humanitare” u dërgua në shtëpi.

Ai vdiq të hënën në spitalin e Sinsinatit. Mjekët e tij thanë se kishte dëmtim të madh të trurit, por nuk kanë mund të konfirmojë pohimet e Pjong-jangut se ai kishte rënë në koma pasi kishte pirë tableta për gjumë. Familja e Warmbier ka refuzuar që të bëhet obduksioni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat