SHBA: Separatistët në Ukrainë ushtrojnë dhunë kundër monitoruesve

Bota

SHBA: Separatistët në Ukrainë ushtrojnë dhunë kundër monitoruesve

Më: 23 qershor 2017 Në ora: 13:22
Heather Nauert

Zyrtarë të Shteteve të Bashkuara mbrëmë i kanë akuzuar separatistët e mbështetur nga Rusia në pjesën lindore të Ukrainës, se po ndërmarrin fushatë të “dhunës dhe keqtrajtimit” kundër monitoruesve ndërkombëtarë me qëllim që të parandalohet raportimi i tyre për shkeljet e armëpushimit.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit, Heather Nauert, tha se Uashingtoni është “thellë i shqetësuar” për këtë situatë, duke i përshkruar separatistët si “të udhëhequr nga rusët, të financur nga rusët dhe të stërvitur nga rusët”.

Zëdhënësja Nauert tha se forcat separatiste kanë hapur zjarr kundër automobilave me monitorues të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE), që ishin në tërheqje e sipër, ndërsa në muajin prill makina e një personi mjekësor amerikan, që i shoqëronte vëzhguesit, kishte hasur në eklsploziv.

“Këto incidente janë pjesë e përpjekjeve të gjëra për ta penguar komunitetin ndërkombëtar që të jetë dëshmitar i asaj që po ndodhë në pjesën lindore të Ukrainës”, tha Heather Nauert, dhe ka shtuar se “i bëjmë thirrje Rusisë ta përdorë ndikimin e vet për ta ndalur këtë fushatë të keqtrajtimit dhe t’i respektoj përkushtimet e veta për lejimin e qasjes së lirë, të plotë dhe të sigurt të monitoruesve të OSBE-së”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat