"Lëvizja Gylen", ndëshkimi i parë nga OKB për Turqinë

Bota

"Lëvizja Gylen", ndëshkimi i parë nga OKB për Turqinë

Më: 24 qershor 2017 Në ora: 15:44
OKB

Turqisë i jepet ndëshkimi dhe saksioni  i parë ndërkombëtar për arrestimet masive të simpatizanëve të "Lëvizjes Gylen".

Grupi i Punues i Arrestit Arbitrar në varësi të Organizatës të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara, ka gjobitur Turqinë në lidhje me hetimet që po kryen për të ashtëquajturen "FETO". Vendimi është dhënë pas ankesës së bërë nga biznesmeni Rebii Metin (57), për ndalim të paligjshëm, keqtrajtime dhe tortura ndaj tij.

Vendimi i publikuar në faqen zyrtare  të Komisionit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (OHCHR), përbën saknsionin e parë ndërkombëtar kundrejt Ankarasë për shkak të shkeljes së ligjit dhe të drejtave.

Në vendimin e OKB-së për kompesimin e të dëmtuarit, kërkohet nisja e një hetimi të personave që janë bërë shkas për shkeljen e të drejtave të njeriut në përputhje me ligjislacionin ndërkombëtar në fuqi. Kërkesat në fjalë të plotësohen 'pa vonesë', shkruhet në vendim. Vendimin nr 1/2017 i Grupit Punues të Arrestit Arbitrar, është marrë në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare të firmosuara nga Turqia. Pas rishikimeve konkluzoi se Turqia ka shkelur nenin 9,10 dhe 11 të Kartës së OKB-së për të Drejtat e Njeriut, si dhe nenin 9,10 dhe 14 të Konventës të Drejtave Civile dhe Politike.

Grupi Punues i OKB-së shqyrtoi se aplikanti ishte liruar, ndërsa rasti ishte ende në gjykim, por ai u arrestua përsëri padrejtësisht dhe ilegalisht.

Gjithashtu është vërejtur se dosja i është përcjellë raportuesit special të OKB-së për tortura dhe trajtime ose dënime mizore, çnjerëzor dhe poshtëruese.

Në rast të ndonjë vështirësie në zbatimin e vendimit të marrë në sesionin e shtatëdhjetë e tetë të Grupit Punues të Arrestit Arbitrar të OKB-së, më 19-28 prill 2017, Ankaraja duhet ta deklarojë këtë brenda gjashtë muajve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat