Edhe 4,000 viza për afganët që ndihmuan forcat amerikane

Bota

Edhe 4,000 viza për afganët që ndihmuan forcat amerikane

Më: 29 qershor 2017 Në ora: 08:58
Afganistan

Komiteti i Senatit amerikan për Shërbime të Armatosura miratoi edhe 4,000 viza për afganët që punojnë me forcat amerikane si përkthyes ose staf mbështetës.

Komiteti i përfshiu vizat shtesë në Aktin vjetor të Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare.

Programi i vizave u mundëson afganëve që punojnë me Qeverinë amerikane dhe shpesh rrezikojnë jetët e tyre, të zhvendosen në SHBA pas një procesi rigoroz të verifikimit.

"Vendi ynë u detyrohet civilëve që i kanë ofruar ndihmë thelbësore misionit amerikan në Afganistan", tha senatorja Jeanne Shaheen.

Në muajin mars, ligjvënësit amerikanë miratuan lëshimin e 2,500 vizave për shtetasit afganë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat