Melania Trump nuk del nga rezidenca e saj për shkak të protestave

Bota

Melania Trump nuk del nga rezidenca e saj për shkak të protestave

Më: 7 korrik 2017 Në ora: 13:55
Zonja e parë amerikane, Melania Trump

Zonja e parë amerikane, Melania Trump e ka të pamundur të dalë nga rezidenca e saj në Hamburg për të ndjekur protokollin e takimeve me rastin e samitit të G20-ës për shkak të arsyeve të sigurisë, njoftuan sot zyrtarë amerikanë.

Ata thanë se ende nuk e kanë marrë lejen e policisë për t’u larguar nga rezidenca.

Protestuesit kundër samitit të G20-ës sulmuan sot edhe forcat e sigurisë pranë hotelit “Park Hyatt” në Hamburg, njoftoi policia pa dhënë më shumë detaje.

“Park Hyatt” është një hotel në qendër të Hamburgut që pret presidentin rus, Vladimir Putin presidentin koreanojugor, Moon Jae In dhe kryeministrin australian, Malcolm Turnbull.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat