Trump premton 50 milionë dollarë për sipërmarrëset

Bota

Trump premton 50 milionë dollarë për sipërmarrëset

Më: 8 korrik 2017 Në ora: 19:06
Donald Trump, Angela Merkel dhe Emanuele Macron gjatë samitit të G20-tës, që po mbahet në Hamburg.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka premtuar sot një fond prej 50 milion dollarësh për një fondacion të Bankës Botërore për sipërmarrëset në botën në zhvillim, gjatë samitit të G20-tës, që po mbahet në Hamburg.

“Fondi do të transformojë miliona jetë”, tha Trump, duke vlerësuar frymën sipërmarrëse të grave dhe duke shtuar se karriera e tij në botën e biznesit do të kishte qënë më sfiduese nëse do të kishte më shumë konkurrente.

“Sa më shumë gra të ketë në botën e biznesit, aq më shumë konkurrencë do të ketë për njerëzit si puna ime”, tha Trump, duke vënë në dukje fuqinë e sipërmarrjes për t’i shpëtuar njerëzit nga varfëria.

“Ky program synon të ndihmojë gratë në vendet në zhvillim që të kenë qasje në financë, treg dhe rrjete për të filluar planin për biznese të reja. SHBA-të do të shërbejë si një anëtare themeluese”, tha Shtëpia e Bardhë.

“Fuqizimi i grave është një vlerë thelbësore që na lidh ne së bashku”, tha Trump.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat