Trump: Duhet bërë diçka për Korenë e Veriut

Bota

Trump: Duhet bërë diçka për Korenë e Veriut

Më: 8 korrik 2017 Në ora: 19:33
Donald Trump dhe Xi Jinping

Presidenti amerikan, Donald Trump i tha sot homologut të tij kinez, Xi Jinping se ka ardhur të bëjë diçka për të rregulluar çështjen koreanoveriore, në kuadër të Samitit të G20-tës.

“Programi bërthamor i Phenianit përbën një problem të konsiderueshëm dhe duhet bërë diçka për ta rregulluar”, deklaroi ai në fillim të një takimi me Xi-në, raporton AFP.

“Ndoshta kjo do të marrë më shumë kohë nga sa kisha shpresuar, kjo mund të marrë më shumë kohë nga se shpresoni, por do të kemi një zgjidhje në fund”, shtoi shefi amerikan i shtetit.

Kriza mbi programin bërthamor koreanoverior u rrit me lëshimin e raketës balistike ndërkontinentale, që ra në detin e Japonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat