Tillerson takohet me katërshen anti Katar

Bota

Tillerson takohet me katërshen anti Katar

Më: 12 korrik 2017 Në ora: 18:37
Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson u takua sot në Xhedah të Arabisë Saudite me homologët e tij nga katërshja kundër Katarit.

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson u takua sot në Xhedah të Arabisë Saudite me homologët e tij nga katërshja kundër Katarit, duke vazhduar një ndërmjetësim të vështirë në këtë krizë diplomatike të pazakontë në zonën e Gjirit.

Tillerson më parë ka vizituar Dohan dhe Kuvajtin, që është një tjetër ndërmjetës në mosmarrëveshjen mes Arabisë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreinin dhe Egjiptin kundër Katarit me dyshime për mbështetje të grupeve ekstremiste dhe për lidhje me Iranin, raporton AFP.

Një ditë më parë në Doha, Katari dhe SHBA-ja njoftuan nënshkrimin e një marrëveshje mbi luftën kundër financimit të terrorizmit, një përpjekje për t’iu përgjigjur akuzave të kundërshtarëve të Dohas.

Po kjo marrëveshje është gjykuar e pamjaftueshme nga katër vendet arabe kundër Katarit, që shohin gjithë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat