Në mediat greke ka dalë videoja nga momenti kur një student amerikane rrihet barbarisht për vdekje në Greqi. Goditja me shkelje dhe grushte në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit i shkaktuan vdekjen studentin Bakari Henderson.
“Prototema” shkruan se pamjet janë filmuar nga kamerat e sigurisë në një dyqan në Laganas.
Siç shihet, Bakari i pafat ishte duke ecur për të shpëtuar nga ndjekësit e tij, por një goditje e fortë anash, e hedh atë mbrapa dhe menjëherë përfundon në tokë. Më pas, atë e godasin me shkelma në fytyrë.
Në një moment, 22 vjeçarit i shpërthen gjaku nga fytyra. Disa persona janë arrestuar për ngjarjen.
Ngjarja ka ndodhur në ishullin grek Zakinthos, në një bar në zonën Lagana, që është dhe zona më turistike e ishullit.