Zjarri i fuqishëm mbush me tym gjithë qytetin, evakuohen shtëpitë

Bota

Zjarri i fuqishëm mbush me tym gjithë qytetin, evakuohen shtëpitë

Më: 14 korrik 2017 Në ora: 09:28
Zjarri

Autoritetet australiane kanë evakuuar më shumë se 100 shtëpi në Melburn, pasi një zjarr i madh ka shpërndarë re tymi në të gjithë qytetin.

Katër persona janë dërguar në spital dhe një tetë të tjerë janë trajtuar për simptomat e astmës pasi një fabrikë riciklimi u përfshi nga flakët të enjten.

E krahasuar nga autoritetet me "e madhësinë e një fushe sportive", zjarri ka gjasa të vazhdojë edhe për të paktën dy ditë të tjera.

Ajo ka shpërndarë re tymi dhe hiri deri në 15 km larg.

Komandanti i Brigadës zjarrfikëse Metropolitane Brendan Angëin tha se flaka është duke u ushqyer nga mijëra tonelata plastike, kartoni dhe letrash.

Image
Zjarri
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat