OKB: Mbi 800 mijë persona janë ende të zhvendosur nga Mosuli

Bota

OKB: Mbi 800 mijë persona janë ende të zhvendosur nga Mosuli

Më: 14 korrik 2017 Në ora: 15:02
Ilustrim

Mbi një milion njerëz janë zhvendosur nga Mosuli gjatë luftimeve kundër Shtetit Islamik në këtë qytet irakian, por pothuajse 200 mijë prej tyre janë kthyer në shtëpitë e tyre, njoftuan sot Kombet e Bashkuara.

Siç precizohet, nga pothuajse 1.050.000 njerëz që kishin ikur për shkak të luftimeve që nga fillimi i ofensivës kundër Shtetit Islamik në tetor të vitit të kaluar, 825 mijë ende janë të zhvendosur, ka bërë të ditur Organizata ndërkombëtare për migrim (IOM).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat