Moska kërkon nga Uashingtoni kthimin e pronave të konfiskuara diplomatike

Bota

Moska kërkon nga Uashingtoni kthimin e pronave të konfiskuara diplomatike

Më: 17 korrik 2017 Në ora: 18:22
Dmitri Peskov

Uashingtoi duhet t’i kthejë pa kushte Moskës dy prona diplomatike në SHBA, të konfiskuara në dhjetor në kuadër të akuzave për ndërhyrje ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane, theksoi sot Kremlini.

“Ne e vlerësojmë të papranueshme që të vendosen kushte për rikthimin e rezidencave tona diplomatike. Ne konsiderojmë se ato duhet të na kthehen pa kushte dhe pa u diskutuar”, deklaroi para gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov.

Në dhjetor 2016, administrata Obama kishte dëbuar 35 diplomatë rusë dhe familjet e tyre, të akuzuara për ndërhyrje në zgjdhjet presidenciale amerikane dhe kishte mbyllur dy komplekse rezidenciale ruse në verilindje të SHBA-së, që Uashingtoni vlerësonte se përdoreshin nga spiunë rusë në tokën amerikane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat