Krime të rënda nga ISIS: Vret familjet e pjesëtarëve të vet

Bota

Krime të rënda nga ISIS: Vret familjet e pjesëtarëve të vet

Më: 18 korrik 2017 Në ora: 15:20
ilustrim

Burimet e informuara të sigurisë së Irakut kanë njoftuar se grupi terrorist ISIS po ekzekuton me vrasje në mënyrë masive disa familje të pjesëtarëve të vet në qytetin Tel Afar në perëndim të provincës Ninva.

Faqja informative Al-Sumerija News njoftoi se ISIS në bazë të një dekreti të të ashtuquajturit “Gjykatë të Sheriatit”, po ekzekuton me vrasje në mënyrë masive disa familje të pjesëtarëve të vet në qytetin Tel Afar në perëndim të provincës.

Ky dekret është lëshuar në prag të fillimit të operacioneve ushtarake të forcave irakiane për çlirimin e qytetit Tel Afar dhe nga frika se këto familje do të zbulojnë informacione të rëndësishme të terroristëve të ISIS për forcat irakiane.

Disa burime lokale kanë thënë se ISIS ka urdhëruar pjesëtarët e tij të shkojnë në Egjipt dhe Palestinë. Arratisja ilegale e krerëve të terroristëve të huaj të ISIS nga Tel Afar në qytetin Huvejxha dhe pastaj jashtë kufijve të Irakut kushton deri në 20 mijë dollarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat