SHBA: Jon Huntsman nonimohet për postin e ambasadorit në Rusi

Bota

SHBA: Jon Huntsman nonimohet për postin e ambasadorit në Rusi

Më: 19 korrik 2017 Në ora: 09:22
Jon Huntsman

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar mbrëmë se do ta nominoj ish-ambasadorin në Kinë, Jon Huntsman Jr., që të jetë i dërguar i administratës së presidentit, Donad Trump, në Rusi.

Ky nominim duhet të miratohet në Senat, ku aktualisht po zhvillohen hetime lidhur me dyshimet për përzierjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016.

Jon Huntsman, 57 vjeçar, ishte ambasador amerikan në Kinë në periudhën 2009 – 2011.

Ai për një kohë të gjatë pritej se do të jetë zgjedhje e zotit Trump për këtë post.

Zoti Huntsman ka shërbyer në administratat e pesë presidentëve të Shteteve të Bashkuara dhe në vitin 2012 ishte kandidat për nominim presidencial i Partisë Republikane.

Në muajin mars, kur ishte paralajmëruar se Huntsman do të emërohej ambasador në Rusi, ka pasur reagime të ndryshme në Moskë.

Një politikan rus pat thënë se ai “nuk është paqësor”, ndërsa Kremlini pat theksuar se e mirëpret secilin që është “mbështetës i besueshëm” i krijimit të dialogut ndërmjet Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat