NATO dëbon anijet kineze

Bota

NATO dëbon anijet kineze

Më: 19 korrik 2017 Në ora: 16:39
NATO dëbon anijet kineze

Anijet britanike, holandeze dhe daneze kanë dëbuar tri anije ushtarake kineze, të cilat ishin dërguar në Detin Baltik për të zhvilluar stërvitje ushtarake me forcat ruse.

Zyrtari i ushtrisë daneze, Klaus Ting Rasmussen, tha se nga ujërat territoriale të Danimarkës janë dëbuar  një fregatë, një anije për mbështetje dhe një shkatërrues kinez.

“Ne i kemi përcjell në kuadër të mënyrës normale të mbikëqyrjes së ujërave tona territoriale”, tha Rasmussen.

Ai ka refuzuar të zbulojë lokacionin e saktë në të cilën ishin vërejtur anijet kineze.

Anijet kineze ishin dërguar në ushtrimet ushtarake, të cilat i kanë organizuar kolegët e tyre rusë. Këto stërvitje pritet të mbahen të premten.

Image
Anija
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat