Policia gjen 8 trupa të pajetë në një kamion në San Antonio

Bota

Policia gjen 8 trupa të pajetë në një kamion në San Antonio

Më: 23 korrik 2017 Në ora: 13:29
San Antonio

Tetë trupa të pajetë janë gjetur mëngjesin e sotëm në një kamion në parkingun e një prej pikave të Walmart në San Antonio, deklarojnë policia dhe zjarrfikësit.

Policia kishte arritur në vendin e ngjarjes pasi ishte lajmëruar nga një punonjës i marketit. Punonjësi kishte thënë për policinë se fillojë të dyshojë pasi që një prej personave në kamion iu kishte afruar duke kërkuar ujë.

Policia mendon se ky është rast i trafikimit me njerëz dhe se të paktën 38 persona kishin hyrë në atë kamion, përfshirë dy fëmijë të mitur. Pas kontrollimit policia ka gjetur 20 persona brenda në automjet, të cilët menjëherë janë dërguar nëpër spitale për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Fatkeqësisht 8 persona janë gjetur të vdekur brenda kamionit.

Ende nuk dihet se i kujt është automjeti dhe se çfarë ka ndodhur saktësisht me fatin e këtyre personave, mirëpo policia është duke e hetuar rastin dhe po bëjnë gjithçka që është e mundur që raste të tilla mos të përsëriten, shkruan Fox News.   

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat