Diktatori i Venezuelës “tërbon” këngëtarët e hitit botëror “Despacito”

Bota

Diktatori i Venezuelës “tërbon” këngëtarët e hitit botëror “Despacito”

Më: 25 korrik 2017 Në ora: 09:29
Luis Fonsi dhe Daddy Yankee

Këngëtarët e hitit botëror “Despacito” kanë sulmuar presidentin e Venezuelës, duke e akuzuar atë për përdorim të këngës së tyre për përfitime politike.

Presidenti Nicolas Maduro paraqiti një version të ndryshuar gjatë shfaqjes së tij televizive javore të dielën.

Teksti i ripunuar promovoi planet e tij për një Asamble të re qytetare të diskutueshme, e cila do të zgjidhet të dielën për të rishkruar Kushtetutën.

Yjet e Porto Rikës Luis Fonsi dhe Daddy Yankee e cilësoi përcollën këtë zhvillim me zemërim.

Ndërkohë Presidenti Maduru u pa tek ‘fluturonte’ nën tingujt e këngës, pasi audienca e tij vallëzonte.

“Thirrja jonë për Asamblenë Kushtetuese vetëm kërkon të bashkojë vendin … Despacito!” Shkojmë me tekstin e ri.

Luis Fonsi u përgjigj me zemërim në mediat sociale: “Nuk e kam kërkuar një gjë të tillë dhe as e kam autorizuar përdorimin ose ndryshimin e tekstit të ‘Despacito’ për mjete politike, aq më pak në situatën e mjerueshme të cilën po përjeton Venezuela, vendi që unë e dua kaq shumë.Muzika ime është për të gjithë ata që duan ta dëgjojnë dhe të gëzojnë me të, por jo të përdoret si propagande nga ata që përpiqen të manipulojnë vullnetin e një populli që po thërret për lirinë e tij”.

Daddy Yankee postoi një foto të Z. Maduro me një kryq të kuq të madh mbi të në Instagram.

“Fakti që ju në mënyrë të paligjshme përdorni një këngë [Despacito] nuk krahasohet me krimet që keni kryer në Venezuelë,” shkroi ai.

“Regjimi juaj diktatorial është një shaka, jo vetëm për vëllezërit e mi venezuelianë, por për të gjithë botën”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat