Kina i bashkohet SHBA, dënon provën me raketë të Koresë së Veriut

Bota

Kina i bashkohet SHBA, dënon provën me raketë të Koresë së Veriut

Më: 29 korrik 2017 Në ora: 16:54
ilustrim

Sekretari i Shtetit Rex Tillerson tha në një deklaratë të premten se SHBA nuk do të pranonin asnjëherë një Kore të Veriut me armë bërthamore. Ai gjithashtu i bëri thirrje Kinës dhe Rusisë të bëjnë më shumë për të frenuar kërcënimin në rritje ndaj stabilitetit rajonal dhe global të paraqitur nga raketat e Phenianit.

Deklarata në faqen zyrtare të tij të Twitter, erdhi pak orë pas provës së dytë koreaneveriore me një raketë balistike ndërkontinentale, e aftë për të arritur në SHBA.

Sekretari Tillerson tha se hedhja e raketës ishte një shkelje e hapur e rezolutave të shumta të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që pasqyrojnë vullnetin e bashkësisë ndërkombëtare.

Shtetet e Bashkuara dhe forcat e Koresë së Jugut lëshuan raketa në ujërat territoriale të Koresë së Jugut, në përgjigje të drejtpërdrejtë ndaj lëshimit të raketës balistike ndërkontinentalë të Koresë së Veriut të premten

Në një deklaratë të ushtrisë e ushtrisë amerikane thuhet se në manovrat e përbashkëta u përdor sistemi i raketave taktike të ushtrisë (ATACMS) dhe raketa Hyunmoo II. Këto armë mund të disokohen shpejt dhe të sigurojnë precizion të saktë në të gjitha kushtet e motit.

Një zyrtar i mbrojtjes i tha Zërit të Amerikës se stërvitja filloi rreth orës 5:30 pasdite.

Një deklaratë e Shtëpisë së Bardhë e lëshuar pak kohë më vonë e quajti provën e raketave të Veriut një veprim të pamatur dhe të rrezikshëm.

Ministria e Jashtme e Kinës tha në një deklaratë të shtunën se prova me raketë e Koresë së Veriut sfidoi rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe vullnetin e përbashkët të bashkësisë ndërkombëtare./voa

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat