Trump dhe Abe: Koreja e Veriut një kërcënim serioz

Bota

Trump dhe Abe: Koreja e Veriut një kërcënim serioz

Më: 31 korrik 2017 Në ora: 19:09
Trump dhe Abe

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe kryeministri japonez, Shinzo Abe theksuan se programi raketor i Koresë së Veriut përbën një kërcënim serioz në rritje, njofton Shtëpia e Bardhë.

“Gjatë një bisede telefonike të përqendruar në lëshimin e një rakete ndërkontinentale javën e kaluar nga Pheniani, të dy drejtuesit ranë dakord mbi faktin se Koreja e Veriut përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë serioz dhe në rritje për SHBA-të, Japoninë dhe Republikën e Koresë (Koreja e Jugut)”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë, raporton AFP.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat