"Russia-gate", ish-ambasadori rus mbron ish-këshilltarin e Trump

Bota

"Russia-gate", ish-ambasadori rus mbron ish-këshilltarin e Trump

Më: 5 gusht 2017 Në ora: 21:43
Sergei Kislyak

Ish-ambasadori rus në SHBA, emri i të cilit është larkuar në kuadër të së ashtuquajturës “Russia-gate”, ka mohuar t’i ketë përcjellë material kompromentues për zgjedhjet presidenciale stafit të presidentit Donald Trump.

Në një intervistë për televizionin rus, Sergei Kislyak i është referuar takimit të tij me ish-këshilltarin e Trump për sigurinë kombëtare, Michael Flyn.  

“Në bisedat e zhvilluara me Flynn gjatë tranzicionit presidencial diskutuam për gjërat më të thjeshta”, ka deklaruar Kislyak.  Diplomati rus ka theksuar se në bisedime nuk ka patur asgjë sekrete dhe se çështja e sanksioneve ruse nuk ishte përmendur.  Flynn dha dorëheqjen nga posti i këshilltarit të Trump në shkurt, pasi rezultoi se kishte keqinformuar zëvendës presidentin Mike Pence mbi bisedën e tij me zotin Kislyak. Ndërkohë, diplomati rus la Uashingtonin në korrik.  Gjithësesi, ai mbetet një figurë kyçe në hetimet që po zhvillohen në lidhje me ndërhyrjen e dyshuar ruse në zgjedhjet amerikane dhe kjo është hera e parë që ai ka folur publikisht për këtë çështje që kur është kthyer në Rusi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat