Rusia shpreson në përmbajtjen e SHBA-ve ndaj Koresë së Veriut

Bota

Rusia shpreson në përmbajtjen e SHBA-ve ndaj Koresë së Veriut

Më: 9 gusht 2017 Në ora: 23:40
Ilustrim

Rusia shpreson se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të përmbahen nga provokimet ndaj Koresë së Veriut, u tha gazetarëve përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në OKB, Vasily Nebenzja.

Kur u pyetur nga mediat në lidhje me deklaratat e ashpra të presidentit amerikan Donald Trump, Nebenzja u përgjigj se "i kemi marrë në konsideratë fjalët e tij. Ne me të vërtetë dëshirojmë që Shtetet e Bashkuara të qëndrojnë të qetë dhe të vazhdojnë të përmbahen nga çfarëdo veprimi që provokon anën tjetër të veprimeve të rrezikshme”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat