Ngrohja globale, në Arktik mund të shpërthejë metani

Bota

Ngrohja globale, në Arktik mund të shpërthejë metani

Më: 11 gusht 2017 Në ora: 12:39
Arktik

Problemeve të shumta që mund të shkaktohen nga ngrohja globale duket se do t’iu shtohet edhe një tjetër, i cili mund të ndryshojë mjedisin natyror në Arktik.

Nga thellësia e detit në sipërfaqe brenda një kohe të shkurtër mund të dalin miliona metra kub të metanit.

Shkencëtarët kanë zbuluar se në afërsi të brigjeve të Rusisë në oqeanin e akullt është shtuar dukshëm shkrirja e akullit nënujor.

Procesi i shkrirjes së akullit nënujor, siç thonë shkencëtarët, plotësisht është i parrezikshëm. Por, mekanizmat e mëtejmë natyrorë, të cilët ai mund t’i sjellë në vete janë vdekjeprurëse për gjithë jetën në rrethinë: në sipërfaqe mund të dalin sasi të mëdha të gazit vdekjeprurës të metanit.

Këtë gjetje të shkencëtarëve e konfirmojnë edhe të dhënat e mbledhura gjatë ekspeditës në Arktik, e cila është kryer në vitin 2016, së bashku me shkencëtarët nga Instituti oqeanologjik Paqësor, Instituti për oqeanologji dhe Instituti për fizikë atmosferike.

Matjet e mëhershme tregojnë se shkrirja e akullit po ndodh shumë më shpejt, me shpejtësi deri në 18 centimetra në vit dhe kjo sipas shkencëtarëve garanton formimin e kanaleve për daljen e gazit në sipërfaqe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat