Kina i kërkon Trump-it të mos e përkeqësojë situatën me Korenë Veriore

Bota

Kina i kërkon Trump-it të mos e përkeqësojë situatën me Korenë Veriore

Më: 12 gusht 2017 Në ora: 11:48
Trump dhe presidenti i Kinës

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, ka kërkuar nga Donald Trump dhe Koreja Veriore që të shmangin fjalët e ashpra dhe aksionet që e përkeqësojnë situatën mes dy vendeve, shkruan BBC.

Prej ditësh zyrtarë të Koresë komuniste, por edhe Trump kanë shkëmbyer fjalë me retorikë të fortë e madje është përmendur gjatë tërë kohës lufta mes dy vendeve.

Por Kina, partneri i vetëm i madh i Koresë i ka lutur dy vendet për tërheqje. Kërkesa e presidentit kinez raportohet se është bërë në një bisedë telefonike me Donald Trump.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat