Shkencëtarët atomikë zbulojnë mashtrimin e diktatorit korean për raketat bërthamore

Bota

Shkencëtarët atomikë zbulojnë mashtrimin e diktatorit korean për raketat bërthamore

Nga: Bota sot Më: 13 gusht 2017 Në ora: 13:35
Diktatori i Koresë Veriore Kim Jong-un

Kriza në gadishullin Korean është në prag të shpërthimit pasi presidenti amerikan Donald Trump ka premtuar të lëshojë "zjarr dhe tërbim" në këtë vend më parë gjatë kësaj jave.

Përgjigja ka qenë e egër, pasi Pyongyangi ka njoftuar "plane operacionale" për sulme raketore në zonat përreth Guam.

Bota po shikon me tmerr, derisa Kina dhe Rusia po mbahen në mes dhe po kërkojnë qetësi.

Por kërcënimi i paraqitur nga vendi i diktatorit Kim Jong-Un nuk mund të jetë i vërtetë, pasi shkencëtarët më të mirë dyshojnë nëse ata vërtet kanë aftësi bërthamore, raporton britanikja "Daily Star".

Ekspertët e raketave Ted Postol, Markus Schiller dhe Robert Schmucker botuan gjetjet e tyre në Buletinin e Shkencëtarëve Atomik - në një artikull të titulluar "Koreja e Veriut-ICBM nuk mund të godasë 48 shtetet”.

Në të, ata shkruan: "Llogaritjet që kemi bërë tregojnë se këto raketa në të vërtetë kishin ngarkesa shumë të vogla që nuk ishin afër peshës së një rakete nukleare të tipit që mund të kishte Koreja e Veriut.

"Këto ngarkesa të vogla lejuan që raketat të ngriheshin në lartësi shumë më të madhe sesa do të mundnin, nëse do të ngarkoheshin me një raketë shumë më të rëndë, duke krijuar përshtypjen se Koreja e Veriut ishte në prag të arritjes së kapacitetit të ICBM".

Megjithatë, kjo nuk mbaron këtu, mendojnë ata.

Grupi i shkencëtarëve - i njohur botërisht për punën e tyre në Orën e Diellit - shtoi se skenari aktual i përshtatet diktatorit në mënyrë perfekte.

"Nga këndvështrimi i udhëheqjes politike të Koresë së Veriut, reagimi i përgjithshëm ndaj lëshimeve të raketave të 4 korrikut dhe 28 korrikut nuk mund të kishte qenë më i mirë," shkruan autorët.

"Bota befas besonte se Koreja e Veriut kishte një ICBM që mund të arrinte në Bregun Perëndimor të Shteteve të Bashkuara dhe më gjerë".

Por, ata paralajmëruan se testet e kohëve të fundit treguan teknologjinë e avancuar të raketave të Koresë së Veriut.

Ata shtuan se vendi përfundimisht do të prodhojë raketa me ngarkesa të mjaftueshme për të ofruar bomba bërthamore në Shtetet e Bashkuara, por kjo është "ndoshta me vite larg".

Vitin e kaluar, Komanda e Paqësorit të SHBA-ve dërgoi bombarduesit B1-B në rajon, ndërsa  Trump shkroi në Twitter për arsenalin e tij bërthamor.

Ai shkroi: "Urdhri im i parë si President ishte të rinovojmë dhe modernizojmë arsenalin tonë bërthamor, tani është shumë më i fortë dhe më i fuqishëm se kurrë më parë. Shpresojmë se kurrë nuk do ta përdorim këtë fuqi, por kurrë nuk do të ndodhë që ne të mos jemi populli më i fuqishëm në botë"./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat