Rrezikohet nisja e luftës, ky është veprimi i fundit i Koresë Veriore

Bota

Rrezikohet nisja e luftës, ky është veprimi i fundit i Koresë Veriore

Më: 13 gusht 2017 Në ora: 18:03
ilustrim

Janë shfaqur imazhe që tregojnë se Koreja e Veriut po përgatitet të nisë një test të raketave balistike me bazë nëndetëse.

Fotot, të cilat u shkrepën më parë këtë muaj, thuhet se tregojnë përgatitjet e ngjashme nga vendi në krahasim me ato të gushtit të vitit të kaluar kur testuan së fundmi një raketë me bazë nëndetëse.

Ekspertët ushtarakë kanë thënë se vendi vetmitar, i udhëhequr nga Kim Jong-un, është duke kërkuar për të përmirësuar flotën bërthamore me bazë në det dhe sistemin e nisjes së saj nëndetëse Pukguksong-1.

Publikimi i imazheve vjen në mes të një periudhe tensionesh të ngushta midis Koresë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara me të dyja palët që lëshojnw kërcënime dhe kundër-kërcënim.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat