Rusia vendos t’i trajnojë gratë për pilote luftëtare

Bota

Rusia vendos t’i trajnojë gratë për pilote luftëtare

Më: 13 gusht 2017 Në ora: 19:17
Rusia

Rusia tani e tutje do të pranojë femra pilote për avionët luftarak në Forcën e saj Ajrore për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu, tha se vendimi për pranimin e femrave erdhi  pasi ushtria mori "qindra letra" që shprehin interes në regjistrimin.

“Do të ketë 15 femra në grupin e parë, i cili fillon trajnimin në tetor”, tha Shoigu.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, pilotet ruse njiheshin si “Skifteret e Stalinit”. Ndërsa trupat gjermane i quanin ato “Shtriga të Natës”.

Kjo gjeneratë e re e pilotëve luftarakë femra do të trajnohet në shkollën e aviacionit ushtarak Krasnodar, në jug të vendit.

Akademia ka pranuar gra që nga viti 2009, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve Tass, por jo për pilotim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat