Zyrtari amerikan zbulon se kur ShBA-ja mund ta sulmojë Korenë Veriore

Bota

Zyrtari amerikan zbulon se kur ShBA-ja mund ta sulmojë Korenë Veriore

Më: 14 gusht 2017 Në ora: 12:13
ilustrim

Opsionet ushtarake që janë duke u përgatitur kundër Koresë Veriore do të përdoreshin kur sanksionet diplomatike dhe ekonomike do të dështonin, ka thënë kryetari i Shefave të Shtabit të Përgjithshëm të ShBA-së, Joseph Dunford, sipas zyrës së presidentit të Koresë Jugore.

Dunford i ka bërë këto komente gjatë një takimi 50-minutësh me presidentin e Koresë Jugore, Moon Jae-in, gjatë të cilët ata diskutuan çështjet e fundit, përfshirë edhe provokimet e Koresë Veriore, ka thënë zëdhënësi i Jae-in, Park Su-hyun.

Dunford ka qenë në Seul për të diskutuar me zyrtarët ushtarakë të Koresë Jugore.

Sot pasdite, ai do të largohet nga Seuli për ta vizituar Kinën dhe Japoninë gjatë javës.

Tensionet janë rritur në muajt e fundit për shkak të shqetësimeve se Koreja Veriore është gati ta përmbushë qëllimin e saj për ta vënë në shënjestër të armëve bërthamore ShBA-në.

Koreja Veriore dhe Shtetet e Bashkuara kanë shkëmbyer kërcënime me sulme ushtarake javën e kaluar, me Pyongyang që ka thënë se do ta zhvillojë një plan për ta goditur territorin e ShBA-së në Paqësor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat