Bota në prag të Luftës së III-të! Ja ç’thotë ushtaraku amerikan…

Bota

Bota në prag të Luftës së III-të! Ja ç’thotë ushtaraku amerikan…

Më: 14 gusht 2017 Në ora: 19:18
Tensionet janë rritur në muajt e fundit.

Kryetari i Shefave të Shtabit të Përgjithshëm të SHBA-së, Joseph Dunford, gjatë një takimi 50-minutësh me presidentin e Koresë Jugore, Moon Jae-in, ka diskutuar për provokimet e Koresë Veriore.

“Opsionet ushtarake që janë duke u përgatitur kundër Koresë Veriore do të përdoreshin kur sanksionet diplomatike dhe ekonomike do të dështonin”,- ka thënë Joseph Dunford.

Ai ka qenë në Seul për të diskutuar me zyrtarët ushtarakë të Koresë Jugore.

Tensionet janë rritur në muajt e fundit për shkak të shqetësimeve se Koreja Veriore është gati ta përmbush qëllimin e saj për ta vënë në shënjestër të armëve bërthamore SHBA-në.

Koreja Veriore dhe Shtetet e Bashkuara kanë shkëmbyer kërcënime me sulme ushtarake javën e kaluar.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat