Radiostacionet në Guam japin gabimisht paralajmërimin për sulm ajror

Bota

Radiostacionet në Guam japin gabimisht paralajmërimin për sulm ajror

Më: 15 gusht 2017 Në ora: 10:12
Guam

Dy radiostacione në ishullin Guam gabimisht kanë emituar paralajmërimin për rrezik nga sulmet ajrore, ndërsa banorët menduan se kërcënimet janë të vërteta.

Radiostacionet, një kanal muzikor dhe një rrjet i krishterë, paralajmëruan dëgjuesit në ora 12.25 sipas kohës lokale për rrezik në afërsi të Guamit, ndërsa paralajmërimi ka zgjatur vetëm 15 minuta, shkruan gazeta britanike “Guardian”.

Shërbimi i sigurisë së brendshme njoftoi se paralajmërimi i rrezikut për civilët ishte “gabim njerëzor”, në momentin kur lideri veri-korean Kim Jong-un vazhdon të bëjë presion duke shqyrtuar hartat, të cilat tregojnë rrugëtimin raketor në drejtim të ishullit Guam, territor amerikan në Oqeanin e Qetë, transmeton KosovaPress.

Banorët dhe turistët në Guam janë të shqetësuar për shkak se Koreja Veriore ka dalë me një plan të hollësishëm për shkrepjen e katër raketave në ujë, në afërsi të këtij ishulli, në të cilin jetojnë 162.000 banorë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat