Filipine/Lufta e drogës sheh “natën më të përgjakshme” të vdekjeve, 32 të tilla

Bota

Filipine/Lufta e drogës sheh “natën më të përgjakshme” të vdekjeve, 32 të tilla

Më: 16 gusht 2017 Në ora: 15:04
Ilustrim

Policia në Filipine ka vrarë 32 persona gjatë një operacioni kundër drogës. Ky konsiderohet si numri më i lartë i vdekjeve në një natë të vetme në luftën e vendit kundër drogës. Sulmi u realizua të martën në provincën Bulacan, në veri të kryeqytetit Manila.

Policia njoftoi se te vrarët ishin të dyshuar si shitës droge dhe ishin të armatosur. Ata kishin bërë rezistencë ndaj oficierëve.

Mijëra njerëz janë vrarë që kur Presidenti Rodrigo Duterte filloi luftën e tij të diskutueshme kundër drogës në vitin 2016. Fushata, e cila synon zhdukjen e tregtisë së drogës, ka tërhequr kritika intensive ndërkombëtare për numrin e madh të vdekjeve. Presidenti Duterte në të kaluarën ka miratuar vrasje jashtëgjyqësore ai  në një fjalim publik, muajin e kaluar ai paralajmëroi përdoruesit e drogës se do t’i vriste në “portat e ferrit”.

Në operacionin e së martës, i cili zgjati nga mesdita deri në mesnatë, më shumë se 100 persona u arrestuan dhe oficierët kapën drogë dhe armë ilegale gjatë operacionit, shkruan BBC.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat