Pauline Hanson vë burkën në Senatin Australian

Bota

Pauline Hanson vë burkën në Senatin Australian

Më: 17 gusht 2017 Në ora: 07:55
Udhëheqësja e partisë së djathtë të Australisë Pauline Hanson

Udhëheqësja e partisë së djathtë të Australisë Pauline Hanson, është paraqitur në senat me një mbulim total të fytyrës, duke vënë burkën.

Gjesti i Hanson paraqiste pikëpamjen e partisë së saj për të ndaluar burkën në Australi.     

Prokurori i Përgjithshëm George Brandis, njëherësh ministër i Qeverisë, dënoi marshimin e zonjës Hanson, derisa e paralajmëroi që të mos shkaktonte fyerje ndaj grupeve fetare.

Brandis mori duartrokitje nga partitë opozitare.

“Jo senatore Hanson, ne nuk do ta ndalojmë burkën”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat