OKB: Mbi 400 të vdekur nga rrëshqitjet e dheut në Sierra Leone

Bota

OKB: Mbi 400 të vdekur nga rrëshqitjet e dheut në Sierra Leone

Më: 18 gusht 2017 Në ora: 11:18
Kombet e Bashkuara, logo

Mbi 400 trupa të pajetë janë nxjerrë pas rrëshqitjeve të dheut në Sierra Leone, teksa ekipet e shpëtimit janë duke vazhduar kërkimet për persona të tjerë.

Agjencia humanitare e OKB-së ka thënë se 409 persona kanë vdekur pas vërshimeve dhe rrëshqitjeve të dheut, që filluan të hënën në kryeqytetin e Sierra Leone, Freetown.

Varrimet për personat që kanë humbur jetën kanë filluar, ndërkaq rreth 600 persona të tjerë ende vazhdojnë të jenë të zhdukur. Njerëzit, po vazhdojnë që të kërkojnë për të mbijetuar, të cilët mund të jenë bllokuar nën gërmadhat e ndërtesave të shkatërruara.

Qeveria ka paralajmëruar banorët që të evakuohen në pjesët malore. Sipas parashikimeve të motit, reshje në këtë vend të Afrikës Perëndimore do të ketë edhe në ditët në vijim, gjë që mund të ngadalësojë përpjekjet për shpëtim por edhe e rritë kërcënimin për rrëshqitje të mëtejshme të dheut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat