Kjo është australiania që tri herë u shpëtoi sulmeve të ISIS-it

Bota

Kjo është australiania që tri herë u shpëtoi sulmeve të ISIS-it

Më: 18 gusht 2017 Në ora: 17:36
Julia Monaco

Një australiane i ka ikur vdekjes për herë të tretë me radhë pasi u ka shpëtuar sulmeve terroriste që kanë ndodhur në tri qytete të ndryshme europiane, në të cilat ajo rastësisht kishte qëlluar.

Julia Monaco, 26-vjeçare, nga Melbourne, ishte në një qendër tregtare me një shoqe në momentin kur një furgon shkeli kalimtarët në Las Ramblas të Barcelonës gjatë ditës së enjte.

Kjo ishte hera e tretë që është përballur me terrorizmin prejse filloi udhëtimin nëpër Europë tre muaj më parë, derisa për televizionin 3AË ka thënë se sulmet nuk do ta ndalin që ajo të shëtisë qytetet europiane.

Në qershor ajo rastisi në metronë e Londrës kur terroristët sulmuan në Urën e Londrës, para se të thernin me thikë disa persona në Borough Market.

Pak ditë më vonë, ajo ishte në Notre Dame të Parisit kur një polic ishte therur me thikë para katedrales së famshme.

“Nuk dua të shkoj në shtëpi”, ka thënë ajo. “Dua të qëndroj këtu. Do të shoh atë që kam ardhur ta shoh këtu”.

Monaco dhe shoqet e saj Alana Reader dhe Julia Rocca, gjithashtu nga Melbourne, ishin në një dyqan të Placa de Catalyuna kur panë njerëzit duke vrapuar për të shpëtuar nga furgoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat