Myslimanët në Barcelonë: Ne nuk jemi terroristë

Bota

Myslimanët në Barcelonë: Ne nuk jemi terroristë

Më: 19 gusht 2017 Në ora: 17:28
Myslimanet ne Barcelone

Qindra pjesëtarë të bashkësisë myslimane në Barcelonë janë mbledhur sot në Las Ramblas për të dërguar porosinë se ata nuk janë terroristë.

Ata me këtë rast kanë thënë se nuk janë terroristë dhe se Islami është paqe.

Në dy sulmet e fundit në Barcelona dhe Cambrils kanë humbur jetën 14 persona dhe janë plagosur më shumë se 130 të tjerë.

Vëmendja e opinionit është drejtuar kah komuniteti maroken në Kataloni, pasi që besohet se katër nga të dyshuarit për sulm janë me origjinë nga Maroku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat